Lajme
Nesër është afati i fundit për regjistrim në listën e zgjedhësve, verifikoni a jeni në listë
Qytetarët që nuk janë në listën e zgjedhësve kanë afat deri nesër (20 prill 2016) në ora 24 ta bëjnë atë.
Qytetarët që nuk kanë emrin në këtë listë mund të paraqiten në zyrën për listën e zgjedhësve vetëm me letërnjoftim për të bërë kërkesën për regjistrim në listë.
Ai shton se procedura e regjistrimit kryhet shpejtë dhe bëhet nëpërmjet Ministrisë për administratë shtetërore dhe pushtet lokal.
Ju kujtojmë se zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi mbahen të dielën më 24 prill 2016./Titulli.com/