APN përmes fotove prezantojnë dështimet e pushtetarëve aktual (Foto)
Alternativa për Ndryshim në qendër të qytetit të Preshevës sot bëri hapjen e ekspozitës që kishte për qëllim shfaqjen e dështimeve të pushtetarëve aktual në Komunën e Preshevës.
Përmes fotografisë paraqitën gjendjen alarmante e cila po mbretron në çdo cep të Preshevës si në godinat e instutucioneve vitale siç janë shkollat, shtëpia e shëndetit, terenet e sportit, bile edhe vet ndërtesa e Komunës së Preshevës.
Po ashtu në këtë ekspozitë që e quajtën Ekspozita Negative paraqitën edhe gjendjen alramante që mbretëron me gropat në rrugët e qytetit, mbeturinat, kanalizimet, qenët e rrugës dhe shumë gjëra tjera të cilat e vështirësojnë jetën e qytetarit të Preshevës.
Ekspozita do të jetë e hapur deri ditën e Enjte ku qytetarët do të kenë mundësi që ta shohin për së afërmi.