Lajme

Zgjedhjet janë jo legjitime, të parregullta, dhe të papranuara për shumicën e imamëve të Preshevës

Dje më datë 05. 05. 2016 (e enjte), Fikret Limani ish-kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame – myfti i vetëshpallur, ka organizuar zgjedhjet në Këshillin e Bashkësisë Islame me disa imam në kuadër të Bashkësisë Islame të Serbisë, thuhet në njoftim të 15 imamëve nga komuna e Preshevës, transmeton presheva.al

Përmes këtij reagimi 15 imamët e komunës së Preshevës nëpërmjet portalit www.presheva.al edhe një herë njoftojnë opinionin publik se këto zgjedhje janë jo legjitime, të parregullta, dhe të papranuara për shumicën e imamëve të komunës së Preshevës të cilët janë pjesë e këtij institucioni.

Fikret Limani legalitetin juridik gjatë mandatit të kaluar e ka marrë nga Bashkësia Islame e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka shpallë mbajtjen e zgjedhjeve në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë më 17 , Janar të vitit 2016. Këto zgjedhje të vetmet legjitime ku është dashur të marrin pjesë të gjithë imamët i ka bllokuar Fikret Limani për të organizuar zgjedhje sipas dëshirës dhe grupit të tij. Kundër këtyre zgjedhjeve janë deklaruar me nënshkrime pesëmbëdhjetë imamët e Komunës së Preshevës në deklaratën e tyre të datës 28. 04. 2015. Po në këtë datë edhe Kryesia e Bashkësisë Islamë të Kosovës ka reaguar përmes një deklarate për opinion ku është shprehur …” Shpallja e zgjedhjeve  është kategori kushtuese e Kryesisë së Bashkësisë Islame te Kosovës, andaj,  për të sqaruar opinionin  e gjerë Kryesia e BIK me kohë i pati shpallë zgjedhjet edhe për Këshillin e BI në Preshevë, por mbajtjen e tyre e pengoj pikërisht, z. Fikret Limani me një grup të vogël, duke spekuluar e manipuluar për gjoja një organizim tjetër  në Luginë”.

Prandaj këto zgjedhje janë jo legjitime, që përfaqësojnë vetëm interesat e ngushta klanore. Gjithashtu njoftojmë xhematin që ka marrë pjesë në këto zgjedhje mos të manipulohet, e të futet në sferën e interesave të ulëta të grupit të Fikret Limanit, për të nxitur huti dhe përçarje ne mesin e xhematit.

De fakto dhe dejure organizimi i këtyre zgjedhjeve për neve nënkupton kthimin e xhematit dhe xhamive të Preshevës nga Bashkësia Islame e Kosovës në atë të Bashkësisë Islame të Serbisë me seli në Novi Pazar, që do të thotë se do të ndodhë shkëputja e të gjitha lidhjeve historike dhe tradicionale fetare dhe kombëtare të ndërtuara me dekada me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ne jemi në pritje të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë nga Bashkësia Islame e Kosovës, të vetmet legjitime, të rregullta dhe të pranuara nga xhematet e xhamive të Komunës së Preshevës.

Hoxhallaret

Related Articles

Back to top button