Lajme

Shpërblehen motrat medicinale më të mira në Rrethin e Pçinjës, Teuta Haziri nga Presheva e vetmja shqiptare me mirënjohje

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Motrave, e cila shënohet më 12 maj, Kuvendi i Shoqatës së Punëtorëve Medicinal të Rrethit të Pçinjës ka ndarë pesë çmime të argjendit të Vranjë.

Mirënjohje këtë vit kanë marrë Sllagjana Georgijev dhe Vesna Momçilloviq nga Shtëpia e Shëndetit në Vrajë, Zorica Jovçiq nga Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, Teuta Haziri nga Shtëpia e Shëndetit në Preshevë dhe Sllagjana Gjorgjeviq nga Shtëpia e Shëndetit në Vlladiçin Han.

Mirënjohje ka marrë edhe mjeku Sllobodan Stamenkoviq nga Paralelja Neupsiatrisë në Vrajë, si dhe tekniku Petar Bojkoviq.

Dragan Cvetkoviq, kryetar i Shoqatës, ka thënë se mirënjohjet në fjalë ndahen për herën e pestë në Rrethin e Pçinjës.

„Shëndetësia në Serbi më së shumti nvaret prej motrave të trajnuara dhe shkolluara medicinale. Me qenë motër medicinale është thirrje e thjeshtë e cila kërkon humanitet dhe angazhim”, tha Cvetkoviq,

Teuta Haziri e cila punon në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, tha se mirënjohja e fituar do të jetë motiv për të punuar më shumë edhe më mirë.

“Që shtatë vite punoj si motër medicinale. Nuk e kam pritur këtë mirënjohje. Shumë do të më vlejë përshkak se e kam fituar në fillim të karierës sime. I faleminderoj kolegët që më kanë përkrahur”, tha Haziri.

Shoqata e Punëtorëve Medicinal e Rrethit të Pçinjës ka 880 anëtarë, përfituesit e shpërblimit të argjend mund të konkurojnë edhe për mirënjohje më të mëdha të shpërblimeve të arit, të cilat i ndan Shoqata në nivelin republikan.

Related Articles

Back to top button