Lajme

Dita e Europës shënohet edhe në Preshevë (Foto)

Me rastin e Ditës së Europës, të rinjtë e Forumit Rinor të PVD-së organizuan disa aktivitete në qendër të Preshevës, raporton Presheva.AL

Dita e Europës u festua me aktivitete të ndryshme edhe nga fëmijët ku ata sot patën rastin të pikturojnë të gjithë flamujt e shteteve që janë në shtëpinë Europiane, ku më pas u vendosën në parkun e qytetit të Preshevës.

Të pranishëm për të festuar këtë ditë së bashku me Forumin Rinor të PVD-së ishte edhe Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani.

Më poshtë po sjellim foto gjatë aktivitetit të sotëm.

Related Articles

Back to top button