Qeveria e Sërbisë premton librat në gjuhën e pakicave
Qeveria e Sërbisë ka bërë gjithçka për të krijuar kushtet për hapjen e kapitullit 23, ka thënë drejtoresha e Zyrës për Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Suzana Paunoviç.
Sipas saj, jeta politike është vetëm një segment ku pakicat kombëtare ushtrojnë të drejtat e tyre. Siç ka thënë Paunoviç për Radio Televizioni Serbis, të drejtat e pakicave janë duke u realizuar në të gjitha segmentet, ata kanë një dialog aktiv me Qeverinë e Serbisë dhe të gjitha pakicat kombëtare paraqesin pjesët e aktiviteteve të qeverisë, jo vetëm ata që janë në parlament. Me rastin e disa kritikave individuale të shteteve anëtare të Bashkimit Europian për përfaqësimin e pakicave në jetën politike dhe organeve shtetërore, Paunoviç ka thënë se në zgjedhjet fundit parlamentare, morën pjesë tetë parti të pakicave kombëtare, ku pesë prej tyre kanë hyrë në parlamentin republikan.
Drejtoresha e Zyrës për Drejtat e Njeriutka ka cekur se Qeveria e Sërbis, ka bërë gjithçka për të krijuar kushtet për hapjen e kapitullit 23 është e rëndësishme që të gjitha kushtet formale kanë përfunduar dhe se kushti thelbësor për forcimin dhe bashkpunimin birateral dhe rajonal. Sipas Paunoviçit në Serbi në vitin shkollor 2016-2017, nxënësit do të priten me tekstet shkollore të kompletuara, në gjuhët e pakicave kombëtare. Për këtë qëllim nga buxheti i Serbis janë ndarë 134 milion dinarë, dhe me këtë nënkuptohet se çështja e arsimit në gjuhën amtare të pakicave kombëtare me të vërtetë do të zgjidhet.