Lajme

Presheva me 3 çmime në olimpiadën e Vlorës

Sot, në Vlorë është mbajtur olimpiada kombëtare në matematikë, ku pjesëmarrës ishin shqiptarët nga të gjithë trojet ku jetojnë.

Nga Presheva tre nxënës morrën pjesë: Tuba Abazi (klasa 7), Lindrit Murati (klasa 7) dhe Njomza Nasufi (klasa 8).

Suksesi ishte i pamohueshëm, Lindrit Murati zuri vendin e dytë për klasët e shtata, Njomza Nasufi vendin e dytë për klasët e teta dhe Tuba Abazi është shpërblyer me mirënjohje për pikët e arritura.

Nxënësit dhe mësimdhënësit dëshmuan se falë punës dhe vullnetit të tyre Presheva po arrit suksese nëpër të gjitha kompeticionet.

Related Articles

Back to top button