Lajme

Kosova dhe Shqipëria ta rrisin përkrahjen për Luginën

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka kërkuar që në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, të diskutohet edhe për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në këtë intervistë për gaztën “epoka e re” transmeton preshrleva.com, Tahiri ka thënë se të dyja shtetet duhet ta rrisin përkrahjen për shqiptarët e luginës në mënyrë që të ndalet shpërngulja nga ato troje. Sipas Tahirit, shqiptarët e Luginës janë të diskriminuar nga Serbia prandaj, sipas saj, është e nevojshme një mbështetje politike dhe ekonomike nga Kosova dhe Shqipëria. Tahiri ka folur edhe për procesin e dialogut në Bruksel. Ajo ka thënë se BE-ja duhet ta shtojë presionin mbi Serbinë për zbatim të marrëveshjeve.

Related Articles

Back to top button