LajmeReligjioni

“Muftiu i Preshevës” Fikret Limani kërcënon BIK-un e Kosovës se do ti përgjigjet me ligjet e Serbisë!?

Një “skandal shqetësues” kështu e quan letrën që Myftiu i Bashkësis Islame të Preshevës Fikret Limani ia ka dërguar kryesisë së Bashkëisë Islame të Kosovës.

Shkresën BIK-u e kishte pranuar me shqetësim rrënqethës para disa jave dhe e kishte vlersuar si fjalor kërcënues nga Muftiu i Preshevës.

Ata madje e kanë konsideruar edhe si “skandal historik” ku është hera e parë në histori që një Institucion i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës i kërcënohet Institucionit Shqiptar të Kosovës me ligjet e Serbisë!

Më poshtë mund ta lexoni dhe shkresën:

Paralajmerim lidhur me nderhyrjen ne punet e brendshme te Myftinise se Presheves me qellim te destabilizimit dhe futjes se percarjes edhe me te thelle ne kete institucion. Me ane te kesaj shkrese

Myftinia e Presheves i drejtohet titullit te larte permendur se cdo tentim i metutjeshem i Krysise se Bashkesise Islame te Kosoves qe eshte ne funksion te destabilizimit te kesaj Myftinie si dhe tentim te futjes se percarjes nder vellazerore ne kete territor, do te merr pergjigje ligjore konform ligjeve ne fuqi te Republikes se Serbise.

Andaj, eshte koha e fundit qe te nderpriten shantazhet, kurthet dhe kercenimet ndaj Myftinise se Presheves, ngase, perkunder vullnetit tone njerzor dhe human, na keni obliguar qe tash e tutje te flasim vetem se me gjuhen e ligjit te shtetit ne te cilin jetojme, sepse, mjerisht fjalet kuptimplote nga ana jone po hasin ne vesh te shurdher te kjo Kryesi.

Betohemi ne te Madhin Zot se, cdonjeri qe merr “guximin” dhe “vendosmerine” per ta sfiduar cilendo forme institucionin tone te Myftinise se Presheves, do ta gjeje pergjigjen e merituar ligjore. Kete asesi mos e merrni si kercenim, porse si forme te fundit te veprimeve tona te shteruar dialoguese.

myftinia e Presheves

Related Articles

Back to top button