Lajme

Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Kuvendit Komunal të Preshevës

Mbahet seanca konstituive e Kuvendit Komunal ku edhe zyrtarisht rizgjidhet kryetare e Kuvendit Komunal znj. Ardita Sinani, transmeton Presheva.AL

Komisioni konstaton se me 20 vota PËR , asnjë votë KUNDËR dhe 1 fletvotim i pavlefshëm, Ardita Sinani zgjidhet kryetare e kuvendit komunal Preshevë.

Znj. Ardita Sinani, ka falemderuar këshilltarët për besimin e dhënë për të udhëhequr këtë proces demokratik.

E nderuar kryesi e punë të nderuar këshilltarë, duke pas rrespektin për të gjithë, unë si kreytare ju falemnderojë të gjithëve që më dhatë besimin për të udhëhequr këtë proces demokratik. Posti nuk është privilegj, por përgjegjësi dhe do të përpiqem që duke rrespektuar të gjithë të bëjë punën në mënyrë më të mirë të mundshme. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button