Lajme

Më 1 qershor organizohet festë në qendër të Preshevës për ditën ndërkombëtare të fëmijëve

Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve “1 Qershori” ditë e mërkurë nga ora 11:30 në qendrën e qytetit do të mbahen aktivitete të hapura për të gjithë fëmijët e komunës së Preshevës.

Ky organizim sikur vitin e kaluar edhe këtë vit bëhet nga Shoqata e personave me aftësi te kufizuar nga Presheva.

Ftojmë të gjithë fëmijët të mërkurën me 1 qershor nga ora 11:30 të vijnë të marrin pjesë nëpër aktivitetet argëtuese, zbavitëse e sportive që do të organizohen aty.

Preferohet që fëmijët nën moshën 10 vjeç të jenë në kujdestarin e prindërve dhe të vishen maica të bardha nga të gjithë fëmijët.

Ejani të argëtoheni me personazhet e Patakut dhe Mikimausit.

Related Articles

Back to top button