Lajme
Mesazhi i kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë
Të nderuar motra dhe vëllezër
Jemi në prag të festës së Fitër Bajramit, ishte me ne muaji Ramazan në shoqërimin tonë, muaji i devotshmërisë.
Allahu i pranoftë prej gjithëve adhurimet tona, zekatin , sadakanë dhe çdo vepër të hajrit Allahu e bëftë nurë për besimtarët ditën e gjykimit.
Le të jetë ky fitër bajram një hap më afër familjes, më afër nevojtarëve, skamnorëve dhe të pastrehëve.
Ky fitër bajram le të jetë sinjal i bashkimit të muslimanëve kudo që janë.
Të ndalet lufta ku ka luftë, të ndërtohet aty ku ka rrënoja dhe të lulëzojë jeta aty ku është mbjellë vdekja.
Urime të gjithëve festa e Fitër Bajramit
Kryetari : Sevdail Ef. Jakupi