Lajme

Vulin, Stefanoviq dhe Lonçar qëndruan sot në Preshevë

Antarët e grupit punues për zgjidhjen e problemit të migrimit, Ministri i punëve dhe çështjeve sociale, Alksandar Vulin si dhe ministri i policisë Nebojsha Stefanoviq dhe ministri i shëndetësisë Zlatibor Lonçar kanë qëndruar sot në Preshevë tek qendra e emigrantëve, shkruan Presheva.AL

Ata sot kanë shënuar edhe një vjetorin e kësaj qendre që nga themelimi i saj, dhe kanë theksuar se Serbia do të bëjë gjithçka për të parandaluar hyrjen e paligjshme në Serbi duke mbrojtur qytetarët por edhe duke siguruar trajtim human për emigrantët nga lindja e mesme.

Që nga fillimi i vitit 2016 deri më sot 8 korrik në qendrën e pranimit të refugjatëve në Preshevë janë regjistruar 102.000 emigrantë që kanë kaluar nëpër teritorin e Preshevës.

Në qendrën e pranimit në Preshevë aktualisht gjenden vetëm 13 emigrantë nga Siria dhe Afganistani./Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button