Lajme

Në Preshevë organizohet “Presheva Summer Festival”

Festivalet nuk do të jenë një gjë që do t’i mungojnë qytetit të Preshevës në të ardhmen. Pas festivalit të dimrit i cili u organizua për herë të parë në Janar të këtij viti, në Korrik do të organizohet edhe festivali i verës nga të rinjtë e Preshevës të cilët nuk ndalen me tentativen për aktivizimin e jetës kulturore në vend.

Për herë te parë në Preshevë do të keni mundësine të ndëgjoni super muzikë nga super emra të njohur botërisht, ku do të luajnë pothuajse të gjitha llojet e muzikës. Gjithashtu nuk do të anashkalohen edhe artistët lokal, të cilët edhe në këtë sezonë verore po na perfaqësojne denjësisht me atmosferën të cilën po e bëjnë nëpër trojet shqiptare.

23 dhe 24 korrik janë datat të cilat duhet rezervuar për Presheva Sunmer Festival.

Festivali ofron pije, grill dhe muzikë nga artist nga vendet e jashtme posaqërisht nga DJ WILDONE që vjen nga Madridi i Spanjës, i cili performon në clubet e Ibizës dhe ne clubet më të frekuentuara të Spanjës, gjithashtu prezent do të jetë edhe DARK CHILD, DJ shqiptarë i cili performon në Zvicër dhe ndër të tjera ka performuar me artist të njohur si: The Game, Tyga, Lil John etj.

Për të mos e lënë me kaq do të jetë edhe DJ Sixtynine, DJ ky i cili cilësohet si një nga DJ më të mirë shqiptarë dhe i cili ka perfaqësuar Kosovën në Tokyo të Japonisë ( Redbull Threestyle Championship)

Me datë 23 Korrik, dyert e festivalit hapen në ora 20:00, gjithashtu nga stafi organizativ bëhet e ditur se festivali është i hapur për të gjithë dhe mbahet pranë Pishines “keka”

Presheva summer festival

Related Articles

Back to top button