Lajme

Komuna e Preshevës fillon bashkëpunimin me komunën e Mannheim-it

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ka qëndruar në takim në Mannheim të Gjermanisë ku është takuar me kryetarin e komunës së Mannheim-it z.Dr. Peter Kurz, me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në mes komunës së Preshevës dhe komunës së Mannheim-it, transmeton Presheva.AL

Pasi ka uruar z.Arifin për fillimin dhe detyrën e re dhe ka vlerësuar lartë angazhimin që po bën për zhvillimin e gjithmbarshëm të komunës së Preshevës, z.Kurz ka ofruar bashkëpunim konkret në të gjitha fushat dhe me kapacitetet dhe mundësitë që i ka komuna e Mannheim-it.

Gjatë takimit me të, u konkludua se Presheva ka nevojë për mbështetje në të gjitha fushat, andaj ekipi im dhe i z. Kurz, menjëherë do të fillojnë bashkëpunimin në sferat ku ka më shumë nevojë Presheva, ka thënë Arifi. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button