Në Turi të Bujanocit, tentim grabitje me armë zjarri
Në natën e ditës së martë, ka ndodhë një grabitje me armë zjarri në fshatin Turi, ku 3 persona të maskuar të cilët në orët e vona kishin tentuar që ta grabisnin një person nga fshati Konçul i që po kthehej me veturën e tij “Golf 4” nga puna.
Siç mëson BujanociNet, në këtë incident të lënduar nuk ka patur, ndërsa që policia intenzivisht është duke kërkuar autorët e këtij incidenti i cili mund të kishte përfunduar edhe me fatalitet.
Po të njetën natë kanë ndodhur edhe dy vjedhje tjera. Në rrugën Branko Radiçeviç në Bujanoc ka patur dy raste, njëri ka të bëjë me tentim vjedhje në një shtëpi ku hajnat nuk kanë arritur që ta kryejn misionin e tyure në këtë rrugë, ndërsa tjetri ka të bëjë me vjedhjen e rreth 200 litrave naftë po në të njetën rrugë.