Lajme

Apel për ndihmë familjeve të dëmtuara nga vërshimet në Maqedoni

Shoqata Kulturore “Dituria”, organizon aktivitetin humanitar për t’i ndihmuar banorët e fshatrave të dëmtuar nga vërshimet e para disa ditëve në rrethinën e Shkupit.

Me këtë rast apelojmë tek të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës dhe bashkëatdhetarët tanë që të mbështetim aktivitetin në fjalë me shpresë se sa do pak do të kontribojmë në zbutjen e vuajtjeve dhe vështirësive të vëllezërve tanë që u goditën nga kjo fatkeqësi.

Ndihmat tubohen në lokalet e Shoqatës Kulturore “DITURIA” , prej orës 9 deri ora 15.
Ky aktivitet humanitarë do të zgjasë deri ditën e shtunë pas dite.

Addresa: Rr.Selami Hallaçi, Nr.15-C, Sh.K. “ DITURIA” Preshevë.
Mob: +381 (0) 62-1798231 ; Tel: +381 (0) 17-7668-011

Related Articles

Back to top button