Lajme

Falë Shqiprim Arifit gjimnazi “Skenderbeu” merr donacion paisje shkollore

Para disa javëve, i pari i komunës së Preshevës bashkë me ekipin e tij vizitoi komunën e Mannheim-it, ku u takua me kryetarin e kësaj komune.

Sot, arriti edhe kontingjenti i parë nga Gjermania me pajisje shkollore si banka, karrige, dërrasa të zeza, pajisje për edukatë fizike e shumë gjëra tjera që do ta përmirësojnë dukshëm infrastrukturën shkollore.

Ky donacion nga komuna e Mannheim-it erdhi si rezultat i elaborimit të gjendjes së mjerueshme nga kryetari Shqiprim Arifi ku kolegut të tij gjerman në detaje ia paraqiti gjendjen në të cilat janë shkollat fillore dhe të mesme në komunë të Preshevës. Z. Arifi tha se, së shpejti do të vijnë edhe kontingjentet tjera me pajisje shkollore për të cilat është dakorduar me kolegun e tij gjerman. Vlen të ceket se donacioni i sotëm kishte vlerë afro 60 000-70 000 euro.

Ai gjithashtu tha se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit, ngase në të ardhmen e afërt me komunën e Mannheim-it, komuna e Preshevës do të bashkëpunojë edhe në projekte tjera të rëndësishme për qytetarët e komunës sonë.

Related Articles

Back to top button