Lajme

Shqiptarët në vend të 3-të për spiunim në ish-Jugosllavi

Shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë dhe bashkëpunëtorë të shërbimit sekret jugosllav UDB gjatë periudhës së socializmit.

Kjo bëhet e ditur në një shkrim në të përditshmen maqedonase “Dnevnik” të publikuar vitin e kaluar, ku nënvizohet se gjatë sistemit të kaluar, shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë, menjëherë pas serbëve dhe kroatëve në Ish-Jugosllavi.

Gazeta shkruan se ky fakt ndërlidhet edhe me të dhënat e fundit të Komisionit të Lustrimit në Maqedoni ku nga 23 funksionarët e lustruar, tetë prej tyre kanë dalë shqiptarë. Gjithashtu bëhet e ditur se një numër i madh i viktimave shqiptare janë spiunuar kryesisht nga bashkëkombasit e tyre bashkëpunëtor të shërbimit sekret.

UDB aktivitetin e saj kryesor gjatë sistemit të kaluar e kishte përqendruar tek shqiptarët dhe zhvillimin e situatës të ndërlidhur me statusin e tyre në Kosovë, dhe në ish-republikat e tjera jugosllave.

Analistët politikë kanë theksuar për gazetën se për shërbimet sekrete në agjendë ka qenë diaspora shqiptare dhe shoqatat e tyre.

Related Articles

Back to top button