Lajme

Në Bujanoc së shpejti një erë e re politike!

Zgjedhjet e fundit lokale në komunën e Bujanocit si duket kanë lënë të pakënaqur një shtresë të të rinjëve të cilët edhe pse drejtpërdrejt të kyqur në subjektet politike nuk kanë arritur që ti realizojnë qëllimet e tyre, ata janë në bisedime serioze për të dalë me një frymë të re politike.

Portali LajmiAL ka arritur që nga burimet të sigurta të mësojë se kjo frymë e re politike për dallim nga herat e tjera do të jetë një “koktej” i subjekteve politike shqiptare që veprojnë në komunën e Bujanocit. Ideatorët e kësja fryme të re politike, të njohur për redaksinë, rrespektivisht janë të rinjë të cilët të pakënaqur me politikën aktuale dhe rezultatet në subjeket e tyre, ata janë shumë afër një marrëveshje për postet udhëheqëse.

Vlenë të theksohet se formacioni i cili pritet të jetë në frymën e re politike, shumica prej tyre janë në funksione të larta partiake dhe të cilët mund ti shkaktojnë dëme serioze subjekteve të tyre ku aktualisht gjenden.

LajmiAl jozyrtarisht ka mësuar se dalja në skenë e frymës së re politike mund ta luhas edhe KK të Bujanocit ngase janë të përfshirë edhe këshilltarë komunalë nga të gjitha subjektet politike shqiptare.

Kjo nismë e re e cila pritet të ketë edhe merin e sajë, mund të ketë ndikim edhe në përbërjen e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, organ ky që në bazë të ligjit për këshillta kombetare të pakicave në Sërbi së shpejti do të duhet ta rrisë edhe numrin e kuvendarëve dhe kjo do të jetë një sfidë e re për subjektet politike shqiptare./LajmiAL/

Related Articles

Back to top button