Lajme
QHM: Rruga “15 Nëntori” të emërohet me emrin “Shën Tereza”.
E diela e 4 shtatorit ishte një ditë e madhe për gjithë kombin shqiptar, pasi u shenjtërua e madhja Nëna Tereze. Ishte një ditë e shenjtë për mbarë njerëzimin. Këtë ditë e bëri të këtillë vet shenjtërimi i Gonxhes së vogël shqiptare dhe tani Nënës së madhe të globit. Sot jemi populli më i privilegjuar i botes. Nga kjo ditë, Nëna e lindur nga një popull i vogël, e që iu dhurua njerëzimit, do e rrisë shkëlqimin e vet duke i prekur zemrat e tërë atyre që kanë nevojë për më tepër dashuri.
Ne si organizatë jo qeveritare me veprimtari në Preshevë, kërkojmë nga Këshilli Komunal, që të ndërrohet emërtimi i rrugës “15 Nëntori” , duke u rëndësuar me emrin e Shën Terezës.
Mbetemi me shpresë se kërkesa jonë do të merret parasysh dhe të shqyrtohet pozitivisht.
Qendra për informim QHM