LajmeOpinione

Letër mbështetje për Kryetarin aktual të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi

Pas topitjes aq të madhe të ndjeshmërise për ndodhitë e këqija në shoqerinë shqiptare, njerëzit e kanë humbur shpresën për të dalë nga kjo gjendje pa shpresë dhe moralit të nëpërkëmbur të komunitetit shqiptar në tërësi.

Më 15 gusht 2016 udhëtuam në vendlindje gjithnjë me shpresë se Luginën epike do ta gjejmë me një guverne të mirë, rrugës diskutonim dhe dyshonim në mundesinë që të ketë ndryshuar fati i luginaseve. Pas gjithë udhëtimit me debat që të mos shkelë rrota e mbramë ku kishte shkelur e para, fjala është për udhëheqjen komunale që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Me të hyrë në zyrën e kryetarit ku na priste një djalë me mirësjellje të një maniri perendimor, biseda filloi pa vërejtur. Plani jonë për një “vigjilencë“ ra.

Kryetari me zell kishte nisur të fliste për planet ambicioze, por njëkohësisht me brengë të madhe për hallet që kishte kasaba e dikurshme. Që në fillim ishte rrekur me imazhin e arkitekturës të së kaluarës, të ruhej ajo që kishte mbetur. Brengosej për arkeologjinë, në rradhë të parë kishte shumë plane për ekonominë dhe veçmas për koekzistencën me shtetin ku gjendet Lugina, me të vetmin opcion atë paqësor, alternativë e këtij shekulli. Dhe në vazhdim hymë në hapsirën për të cilën ishim të interesuar të bisedonim – për veprimtarinë artistike e cila këtu ka ngelur pa pretendime.

Tendenca jonë ishte që të lëvizim në mënyrë të barabartë nëse është e mundur me botën për rreth. Ne edhe më herët provonim me kyetaret e mëparshëm të gjejmë përkrahje, për pak mbështetje, bile jo sa të një kengetareje që kishte pasë fatin të kalojë MIRË.

Që te mos zgjatemi kryetarit të nderuar aktual të komunës së Preshevës nga zemra i dëshirojmë punë të mbarë, përkrahje të sinqertë nga strukturat administrative dhe të popullit për mirëkuptim, se kryetari nuk disponon „ Llampën e Alaudinit“ dhe shkopin magjik.

Prishtine, 3 shtator 2016 Me nderime,
Sabedin Etemi, piktor
Eshref Qahili, piktor

Related Articles

Back to top button