LajmeReligjioni

Shqiprim Arifi uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar qytetarët e Preshevës, transmeton Presheva.AL

Në mesazhin e urimit thuhet:

Të nderuar bashkëqytetarë!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, më lejoni t’ju përcjell urimet më të përzemërta që gjatë këtyre ditëve të mbretëroj atmosferë festive në familjet tuaja.

Festa e Kurban Bajramit paraqet sakrificën që besimtarët do të bëjnë duke therrur kurbanet e tyre, për të qenë më afër Krijuesit. Në anën tjetër, sakrifica jonë njerëzore paraqet angazhimin e çdonjërit për të qenë në shërbim të shoqërisë sonë, për ditët më të mira që do t’i presim dhe do t’i bëjmë bashkërisht.

Si çdoherë, edhe kësaj rradhe shpresoj në solidaritetin tuaj me kategoritë e ndryshme sociale të shoqërisë sonë, me qëllim që festës t’i gëzohemi të gjithë.

Një urim i veçantë shkon për bashkatdhetarët tanë në diasporë, që kurrë nuk ia kthyen shpinën vendit të tyre, që me mundin dhe sakrificën e tyre dëshmojnë fuqishëm dashurinë e tyre për vendin dhe popullin tonë.

Me respekt, Shqiprim Arifi

Related Articles

Back to top button