Lajme
Komuna e Preshevës në bashkëpunim me Zyrën për të rinj ndihmon familjet skamnore në prag të festës së Kurban Bajramit
Festa e Kurban Bajramit nuk është vetëm një urim i mirë apo vizitat tek të afërmit, gjithashtu nënkupton që të përcillet me vepra të mira ngase kjo ditë është ditë e mirësisë, mirëkuptimit dhe paqes.
Komuna e Preshevës në bashkëpunim me Zyrën për të rinj shpërndau të gjitha familjeve në komunën tonë me kushte të rënda financiare pako me gjëra ushqimore si dhe veshmbathje, që sado ndihma të vogla që janë, të paktën këtë ditë t’ua bëjmë më të gëzueshme për ta.
Gjithashtu, sot vizituam edhe Qendrën e pranimit të refugjatëve në Stacionin Hekurudhor, ku shpërndamë pako të shumta për fëmijët atje, duke ia treguar kështu mbështetjen dhe solidaritetin e popullit tonë në rrugën që nuk është aspak e lehtë për ta.