Lajme

Rregullohet rruga për Caravajkë falas nga kompania “Shera Beton”

Rruga e bashkësis lokale Caravajkë ka qenë e pakalueshme për banorët e kësaj pjese, realizimi i fazës së parë pra rregullimi i terenit të rrugës është bërë falas nga kompania ndërtimore “Shera Beton” nga Rainca.

Gjatësia e kësaj rruge është 1.7 km ndërsa në këtë rrugë qarkullojnë banorët e tri bashkësive lokale e veçanërisht banorët të cilët punojnë tokat e tyre me traktor.

Kjo iniciativë është përshëndetur tej mase nga banorët e kësaj zone, madje për banorin Rifat Rexhepi nga fshati Isë Ukaj rregullimi i kësaj rruge e ka peshën e madhe.

Ndërkaq banorët e Isë Ukaj me vetiniciativë të tyre së bashku me Shera Beton kanë rrafshuar rrugën me gjatësi prej 400 metrash që lidh rrugën nga fshati Caravajkë për në Isë Ukaj.

Related Articles

Back to top button