Lajme
Zinxhir arrestimesh për tentim trafikimi të 71 emigrantëve nga Presheva
Pjestarët e ministrisë së punëve të brendshme dhe ushtrisë në bashkëpunim me policinë e Vranjës në dy raste të ndara kanë ndaluar trafikimin e 71 emigrnatëve nga Presheva.
Në fshatin Xhep, komuna e Vlladiçki Hanit, në veturën e tipit Renault me targa të Zvicrës e drejtuar nga M.I (1988) nga rrethi i Vranjës janë gjetur 50 emigrantë pa dokumenta.
Në rastin tjetër, në Vlladiçki Han, në orët e para të mëngjesit në veturën e tipit “Chrysler” me targa të Bullgarisë, me të cilën po drejtonte S.K (1984) nga Nishi, janë gjetur 21 emigrantë pa dokumente.
Me urdhër të prokurorit, të dy personave iu është caktuar paraburgim prej 30 ditësh.