Lajme
Policia ndalon aktivitetin e KDNJ-së në qendër të Preshevës (Foto)
Siç mëson Presheva.AL nga fotot e dërguara në redaksi rreth orës 13:30 ditën e Premte, policia ka ndaluar aktivitetin e Këshillit të drejtave të njeriut, aktiviteti i paraparë të mbahet në hapësirat e ndërtesës së komunës së Preshevës nga ana e KDNJ-së, tribunë me temë përdorimi i simboleve kombëtare.
Sipas informatave rreth 5 policë kanë ardhur në qendër të Preshevës dhe kanë detyruar që materialet e printuara dhe të ngjitura me simbolin kombëtar në muret e Komunës të largohen menjëher.
Policia lokale nga Presheva pas largimit të materialeve ka shoqruar në stacionin policor aktivistin e KDNj-së Enkel Rexhepin ku dhe ka marrë në pytje.