Dr.Jahi Staneci zbulon vendbanimin e lashtë të epokës së bronzit afërsisht 4500 deri në 1000 vjet para erës së re (FOTO)
Doktor Jahi Stanecin , ka bërë një zbulim arkeologjik, që siç thotë doktor Staneci mjaft të rëndësishëm për vendin tonë. Autori zbulues ka thënë se duke u interesuar për gurrën dhe burimin termal të nxehtë – ilixhën e Seferëve me temperaturë 24 ºC, gjatë studimit të rrethinës së këtyre objekteve hidrologjike, më 19 gusht të këtij viti, në afërsi të tyre ka zbuluar vendndodhjen e një vendbanimi të lashtë të epokës së bronzit – epokës së periudhës së vjetër historike e zhvilluar afërsisht nga 4500 deri në 1000 vjet para erës së re, e njohur për përdorimin e bronzit, për prodhimin e veglave dhe armëve .
Autori zbulues thotë se në afërsi të Ilixhës, përveç ngjyrës së bronzit ka zbuluar edhe copëza të metalit të bronzit, mes të cilave edhe një maj heshte , shtizë e rëndë 750 gr, e cila nuk është e përpunuar , e latuar, por vetëm e derdhur në një kallëp të thjeshtë.
Doktor Jahi Staneci thotë se deri në këtë zbulim në territorin e komunës së Preshevës, janë gjetur disa maja prej hekuri të epokës me të vonshme – të hekurit të rëndë prej 5 deri në 20 g, që janë hedhur nga harku, e nuk është zbuluar edhe vendngjetje e një shkritoreje bronzi dhe armë prej tij. Gjetja e majës prej bronzi e heshtës që është hedhur nga dora , është zbulim i parë arkeologjik në komunën tonë, ndoshta edhe në të gjithë krahinën për rreth, raporton zerilugines.com
Afërsihtë 60 metra në veri të burimit termal, Ilixhës së Seferëve gjenden themelet e një kishe paleokristiane. Kështu , vendbanimi i epokës së bronzit, shkritorja e bronzit dhe punëtoria e përpunimit të tij, si dhe kisha paleokristiane lidhe me burimin termal , të nxehtë – Ilixhës e Seferëve, përkatësisht burimin termal që ka qenë joshës dhe vendimtarë për ngrohjen, ndërtimin e tri objekteve të para që në epokën e bronzit e më vonë edhe t kishës paleokristiane, në afërsi të burimit termal.
Në këtë rast, autori i këtij zbulimi, doktor Jahi Staneci, komunës së Preshevës i shpreh urime për këtë pasuri trashëgimore arkeologjik, historike e kulturore të epokës së bronzit me vjetërsi afërsisht 2000 mijë veçare. / Zerilugines.com