Lajme
Përfaqësuesit e Luginës sot pritet ta takojnë Kadri Veselin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do t’i pret në takim sot përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Në një njoftim dërguar mediave nga ana e Kuvendit të Kosovës, thuhet se ky takim do të mbahet në ora 11:00. Nuk dihet ende se cila do të jetë tema e diskutimit.
Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në vazhdimësi kanë kërkuar nga Institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë më shumë përkujdesje ndaj shqiptarëve të atyre zonave. Në shumë raporte e publikime shqiptarëve të atyre zonave thuhet se banorët e tri komunave me shumicë shqiptare janë diskriminuar nga ana e shtetit serb.