Partnerët e Kamberit dhe Musliut presin nga Ministria që mos ta pranoj emërimin e sheshit Skenderbeu
Këshilli për marrëdhënie ndëretnike në Kuvendin Komunal të Bujanocit ka pranuar ndryshimin e emrit të sheshit Karagjorgje Petroviq në sheshin Skenderbeu.
Për propozim ndryshimin e emrit të sheshit në Skenderbeu kanv qenë tre shqiptarët dhe një antarë i këshillit të romëve, ndërsa kundër kanë qenë 2 serbe dhe një rom. Këshilltarët e Kuvendit komunal në Bujanoc këtë vendim e kanë miratuar me 30 qershor me 22 vota pro dhe 14 vota kundër. Pasi tani vendimin e ka konfirmuar edhe Këshilli për marëdhënie ndëretnike, ajo është dërguar në ministrinë për miratim. Nënkryetari i komunës së Bujanocit dr Stojança Arsiq ka thënë se vendimi është i kontestuar pasi ky vendim është marrë pa pëlqimin e palës serbe. Boban Pavloviq, kryeshefi i financave në komunën e Bujanocit, pret që Ministria të mos e pranojë vendimin e shumicës shqiptare./LajmiAL/