Lajme

Zyra për të Rinj në Preshevë e bllokuar nga qeverisja e kaluar (video)

Zyra për të Rinj në komunën e Preshevës ka disa muaj që është jashtë funksionit.

Ndërrimi i pushtetit lokal ka ndikuar që edhe udhëheqësit e kësaj zyre të ndërrohen. Por, edhe pse zgjedhjet kanë përfunduar para tre muajve, udhëheqësit e rinj të kësaj zyreje ende nuk kanë arrit që fillojnë aktivitet e tyre.

Gjatë fushatës parazgjedhore zyra ishte shndërruar në zyrë të Partisë Demokratike Shqiptare, ndërsa përfaqësuesit e PDSH-së, kanë mohuar të kenë bllokuar zyrën, ata kanë thënë se objektet publike vazhdojnë t`i shfrytëzojnë edhe subjektet tjera politike, ndërsa për Zyrën e Rinisë thonë se as ata nuk kanë pas vendim adekuat për shfrytëzim të saj, shkruan Titulli.com.

Altin Boriçi, koordinator i zyrës për të rinj ka kërkuar që zyra të i kthehet rinisë, ndërsa ka ftuar rinin që ti bashkohen aktiviteteve për përmirësimin e gjendjes së saj.

Zyra për të Rinj  ka një buxhet solid dhe disa burime për aktivitetet e saja, ndërkohë ajo ka për qëllim edukimin, socializmin dhe faktorizimin e të rinjve.

Leart Abdullahu, sekretar i Zyrës për të Rinj në Preshevë, thotë se buxheti sigurohet kryesisht nga komuna dhe ministritë përkatëse në Beograd.

Zyra për të Rinj  në Preshevë është themeluar në vitin 2009, aktivistët e saj kanë dhënë një kontribut të veçantë në ngritjen e kapaciteteve të të rinjve përmes projekteve edukuese e sociale.

Kjo zyrë ka luajt një rol të rëndësishëm në koordinimin e pritjes së refugjatëve sirian dhe të vendeve të ndryshme të Afrikës Lindore, gjë për të cilën ish koordinatorët e saj Agon Ajeti dhe Valon Arifi, nga OSBE janë shpallur personalitete të vitit./B.Rexhepi/Tituli.com/

Related Articles

Back to top button