LajmeOpinione

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Luginës së Preshevës, Vojvodinës, Sangjakut, dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare

Me shkasë- me rastin e paralajmërimit që të mbahet  sot më 25 shtator   referendumi  i Republikës Serbe për deklarim  nëse e mbështesin vendimin që  data 9 janari të festohet si data e Entitetit Serbë në Bosnjë e Hercegovinë

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut, Luginës së Preshevës  dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare

Shkruan: Refik HASANI

Referendumi i paralajmëruar nëse qytetarët e Republikës Serbe do të deklaroheshin për mbështesin vendimin që data 9 janari të festohet si  dita e Entitetit ku në këtë datë në vitin 1992  Serbët në Bosnjë deklaruan shkëputje nga Bosnja e Hercegovina dhe shpallën shtetin e tyre.Në shpalljen apo ndalimin e këtij referendumi  përveqë Presidencës së përbashkët të tri Etniteteve që e përbëjn Bosnjë Herecegovinë dhe Parlamentit të kësaj Federate  do të jen përgjegjëse edhe dyja shtetet tjera fqinje të Bosnjës që janë Kroacia dhe  Serbia si palë nënshkruese dhe garantuese e marrëveshjes së Dejtonit të arritur në vitin 1995. Mbajtja e këti referendumi do të implikonte seriozisht edhe faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.

Nëse Republika e Serbisë si palë nënshkruese e Dejtonit dhe që po e mbështet bashkëkombasit e vetë në Bosnjë atëher parashtrohet pyetja: Si ka mundësi të ndal e pengoj  Republika e Serbisë mbajtjen dhe  ri-konfirmimin në Krahinën e Sangjakut që është i populluar me shumicë Boshnjake.  Pas këtij referendumi një gjë të tillë zingjirore do të mbanin edhe Entitetit Kroat i Bosnjë e Hercegovinës.Nëse vërtet mbahet ky referendum atëher edhe këso referendume,do organizoheshin edhe në Rajonet apo krahinat të banuara me shumicë jo serbe, si në :

–         Vojvodinë,

–         Rajonin e banuar me Bullgarë dhe

–         Medvegjë,Bujanoc,Preshevë ku edhe u mbajtë referendumi më 1 dhe 2 mars 1992

Republika e Serbisë në këtë rast do të jetë përgjegjëse për mos respektimin e marrëveshjes së Dejtonit dhe

shthurjen, mos funksionimin e Bosnjë e Hercegovinës si një shtetë që aqë shumë investoi faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar.  Nëse mbajtja e referendumit në Republikën Sërbska, të Bosnjë e Hercegovinës do të nxisë edhe mbajtjen dhe ri-konfirmimin e  referendumeve tjera dhe prishjen e marrëveshjes së Dejtonit këtë përgjigje do të japë koha. Serbia nuk mundë në njërën ana të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjë  e Hercergovinës, kurse në anën tjetër t’ua mohon Vojvodinës,Sangjakut, Luginës së Preshevës  dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare të mbajnë apo organizojn referendum.

Related Articles

Back to top button