Kamberi në Vjenë nënshkruan Memorandum që Bujanoci të kthehet në një qendër arsimore evropiane në rajon
Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi është duke qëndruar në një vizitë punë në vjenë të Austrisë ku ëhstë takuar me personalitetet të ndryshme të atjeshme. Kamberi në rrejtin e tij socila ka njoftuar për takimet dhe bashkëpunimin që do të ketë komuna e Bujanocit me organizatat e ndryshme të cilat janë të interesuara për të investuar.
“Sot dhe dje në Vjenë të Austrisë realizova një numër të takimeve me autoritete të ndryshme austriake dhe organizata të interesuara për bashkëpunim me komunën tonë. Temë e takimeve ka qene eksplorimi i mundësive për të zgjidhur një numër të problemeve të Komunës së Bujanocit e mbi të gjitha zgjidhja e çështjes së arsimit të lartë. Tashmë, për ti dhënë edukimit një prespektivë evropiane, hapi parë është hedhur me nënshkrimin e një Memorandumi bashkëpunimi me Balkan Relief Organization, Saviano Batanov & Siegfried Zeltner dhe ASAS Aus-und Ëeiterbildung GmbH, Martin Stieger.
Ky Momenrandum siguron zgjidhje alternative të edukimit njëkohësisht hapë mundësin që Bujanoci të kthehet në një qendër arsimore evropiane në rajon. Ndërkaq, deri në fundvit të shqyrtohen edhe mundësit tjera të bashkëpunimit në ofrimin e një prespektive evropiane për komunën tonë” ka shkruar kryetari Kamberi./LajmiAL/