Shenja e komunikacionit afër gjimnazit “rrëzohet” për tokë (Foto)
Dukuri e shëmtuar është vërejtur në afërsi të shkollës së mesme, ku shihet sehnja e komunikacionit “Zona e shkollës” është dëmtuar nga persona të ndryshëm të pakujdesshëm, raporton Presheva.AL
Në këtë foto që vizitorët e Presheva.AL kanë dërguar mund të shihet një shenjë e komunikacionit që sinjalizon “Zonën e shkollës”, e cila “është” rrëzuar kushedi kur në rrugën “15 nëntori” në Preshevë.
Kjo dukuri nuk është vetëm në këtë rrugë por edhe në rrugët tjera të qytetit ku mund të shihni këso pamje sikur në foto.
Organet kompetente shpresojmë që do të bëjnë përpjekje që ketë dukuri ta parandalojmë, por në fillim kërkohet që qytetarët mos të bëjnë veprime të tilla, ku me këso veprime në rend të parë rrezikojnë jetërat e nxënësve, qarkullimin e komunikacionit.
Këto veprime janë të kundërligjshme për arsye të sigurisë, nëse qytetarët nuk kursehen nga veprimet e kundërligjshme, policia konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që të filloj procedurat adekuate ligjore dhe ndaj personave të cilët kanë kryer këto veprime të gjenden, të gjobitën./Presheva.AL/