Lajme

Banorët e rrugës së Gjilanit përsëri problem me trafën elektrike, gjatë ditës së sotme ka marrë flakë (Foto)

Në orët e pasditës së ditës së sotme mori flakë kablli i rrymës i cili kalon në trafen kryesore e cila u djeg muaj më parë. Trafa e cila gjendet ne rrugë të Gjilanit pas djegjes muaj më parë u riparua me mjete të reja, por eshte e pa mundur tē përballoj ngarkesën e madhe e cila eshte e lidhur ne tre zona: ujsjellësi i qytetit, lagja e njesis 5 ( rruga e gjilanit), dhe fshatrat e Malësis së karadakut.

Për fatë të mirë në momentin kur kablli mori flakë në afërsi ishin dy të rinjë me mosh 15 dhe 16 vjeç të cilet shuan zjarrin duke hedhë rërë mbi flakë ku për fatë të mirë arritën të ndalonin zjarrin i cili mund të shkaktonte dëme materiale në zonën e banuar si dhe tek ujësjellsi i Qytetit .

Sipas dy të rinjeve me moshë fare te re që shuan zjarrin e hapurë thanë se pas një ore erdhi një punonjës nga distribucia i cili pa gjendjen për së afërmi dhe u kthye prapë duke mos ndërmarr kurrë farë intervenimi.

Banorët janë drejtuar në redaksin e portalit Presheva.AL me një kërkesë për elektrodistribucionin.

“Lusim organet e distribucis së Preshevës të marrin hapa sa më të shpejtë për rregullimin e trafastacionit që të bëhet ndarja e rrymës në secilin sektor, sepse në qoftë se mbetet ende e lidhur në tre shtylla shpërndarëse mund të vijë deri tek pasojat e mëdha s’iqë ndodhi vitin e kaluar ku u djegën dy Shtëpi në tërësi nga ky problem që ndodhi sot”. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button