Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka vizituar sot shtëpinë e shëndetit së bashku me ekipin e tij kjo vizitë po bëhet si pjesë e vizitave që po i bën pushteti lokal institucioneve lokale.
Gjatë vizitës në Shtëpinë e Shëndetit, u prit nga drejtori z. Reshat Ymeri si dhe zëvendësi i tij, z. Driton Salihu. Duke vizituar të gjitha repartet, ishin evidente nevojat e investimeve në infrastrukturë të këtij institucioni, si dhe një qasje thelbësore në strukturën organizative. Për këtë, i uroj suksese udhëheqësisë së re, si dhe i ofroj mbështetjen tonë maksimale institucionale që ky institucion të vihet në interes dhe shërbim të qytetarëve.