Kryetari Arifi bënë vizitë Shtëpinë e Kulturës në Preshevë (Video)
Si pjesë e vizitave që pushteti lokal po i bën institucioneve lokale, sot Arifi ka vizituar edhe Shtëpinë e Kulturës ku është takuar me udhëheqësin e re që tashmë ka filluar të ringjall këtë institucion me theks të veçant rinin tonë.
Arifi u prit nga drejtori Mendurim Presheva ku u njoftua për së afërmi me aktivitetet që do të organizohen për këtë vit kalendarik, si dhe infrastrukturën e këtij institucioni.
Gjatë vizitës së Kryetarit në sallë ishin edhe aktorët Preshevar ku po mbanin provat e një shfaqjeje tetrale, ku sipas Arifit ishte përshtypja e parë se gjërat kanë filluar të shkojnë për së mbari.
Ashtu si edhe drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit, edhe drejtorit të Shtëpisë së Kulturës ia ofrova mbështetjen tonë maksimale si pushtet lokal përderisa kjo udhëheqsi ka në fokus zhvillimin e kulturës dhe traditës shqiptare, si dhe aktivizimin sa më të madh të të rinjve në aktivitete të ndryshme.