Lajme

Edi Rama zhvilloi takim me liderët politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim në Beograd me liderët politik të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës me të cilët u njoftua për zhvillimin ekonomik të Luginës, raporton Presheva.AL

Siç mëson Presheva.AL në takimin me dyer të mbyllura që filloi pas orës 15:00 në Hotelin “Hajat” ku zgjati rreth një orë morën pjesë kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, Deputeti popullor Fatmir Hasani, Kryetarja e kuvendit komanl të Preshevës znj.Ardita Sinani, Ambasadori i Shqipërisë në Serbi Ilir Boçka, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu si dhe Riza Halimi.

Biseda ishte e mirë dhe praktike, në takim u bisedua për problemet aktuale në Luginën e Preshevës dhe në përgjithësi në nivelin e Serbisë, temat e diskutimit ishin mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, problemi i diplomave, zhvillimi ekonomik i Preshevës dhe Bujanocit, tha Riza Halimi pas takimit.

Edi Rama tha se ai mbështet idenë e binjakëzimit të komunave të Preshevës dhe Bujanocit me komunat në Shqipëri, dhe do të ndihmojë zhvillimin ekonomik por gjithmonë në mbështetjen e Beogradit.
Rama theksoi se duhet të jetë mardhënia mes Shqipërisë dhe Beogradit e mirë, për të pasur projekte konkrete dhe të përbashkëta edhe me komunat e Preshevës dhe Bujanocit./Presheva.AL/

edi-rama-shqiprim-arifi-riza-halimi-jonuz-musliu-shaip-kamberi-ardita-sinani

 

Related Articles

Back to top button