Ministri i mbrojtjes vizitë në Komunën e Preshevës, bisedohet edhe hapja e kufirit Miratoc-Llojan (Foto, Video)
Dita e diel njihet si ditë pushimi por për kryetarin Arifi sot nuk ishte ditë pushimi në një takim zyrtar ai në kabinetin e tij priti ministrin e mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq.
Ministri Gjorgjeviq ishte i shoqëruar me udhëheqësit e ushtrisë së Serbisë ku kishin ardhur në një takim me kryetarin e Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.
Ata takimin prej gjysmë ore e zhvilluan në kabinetin e kryetarit ku biseduan për gjendjen e sigurisë në Komunë të Preshevës, me theks të veçant u bisedua për emigrantët e huaj që po kalojnë kufirin ilegalisht përmes Maqedonisë dhe Serbisë, në takim u bisedua edhe për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan, ku kryetari Arifi tha se jemi në bisedime për hapjen e kufirit, biseda kto që po zhvillohen edhe me ministrinë e mbrendshme dhe atë të mbrojtjes.
Ky ishte takimi i parë në mes ministrit Gjorgjeviq dhe kryetarit Arifi në Komunë të Preshevës./Presheva.AL/