Lajme

Ftohen të rinjtë e moshës 18-30 vjeç nga Bujanoci të aplikojnë për trajnimin e storytelling

Në kuadër të projekiti „Të drejtat e fëmijëve në tregime dhe praktikë“ janë planifikuar të organizohen 8 trajnime për storytelling në 8 qytete të Sërbisë juglindore. Në trajnim pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njoftohen me metodat inovative të marrjes dhe përdorimit të historive njerëzore në mënyrë që të tërheqin vëmendjen për shkeljen e të drejtave të fëmijëve, elementet themelore të tregimit, struktura e tregimit, si dhe metodat për promovim dhe avokim.

Trajnimi në Bujanoc mbahet me 18 dhe 19 nëntor dhe i dedikohet pjesëmarrësve të moshës 18 deri në 30 vjeç nga ky qytet.

Aplikacioni për Bujanoc duhet të përmbajë këto të dhëna: emri, mbiemri, datën e lindjes, numrin e telefonit tuaj dhe email. Aplikacioni dërgohet në emailin fismir@gradjanske.org

Afati I fundit për aplikim është dita e mërkur 16 nëntor, deri në orën 17. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për detajet e trajnimit.

Numri i vendeve është I limituar!

Të gjitha pyetjet në lidhje me trajnimin mund ti shtroni përmes emailit: fismir@gradjanske.org

Related Articles

Back to top button