Lajme
Ndërmarrjet private nga Bujanoci, nënshkruajn kontratë për shfrytëzimin e subvencioneve nga Trupi Koordinues
8 ndërmarrje private nga Bujanoci nënshkruan sot kontratat për shfrytëzimin e subvencioneve me vlerë prej 22 milion dinarë për zhvillimin dhe avancimin e veprimtarive të tyre.
Ndërmarrjet nga Bujanoci edhe kësaj radhe treguan seriozitet, përpikmëri dhe vendosmëri për të shfrytëzuar mjetet që ishin të dedikuara për biznesin privat nga buxheti i Shërbimit të Trupit Koordinues.
Inkurajohen bizneset private të konkurojnë edhe në fondet tjera, përkrahja nga Komuna e Bujanocit nuk do t’i mungoj asnjëhere.