Lajme

Policia serbe arreston nxënësit që ngritën flamurin shqiptarë në Medvegjë

Policia serbe ka arrestuar nxënësit shqiptarë në qytetin e Medvegjës.

Në mesin e të arrestuarve është edhe djali i zv.Kryetarit të kuvendit të Medvegjës, 15-vjeçari Armend Sahiti, nxënësit janë marrë në pyetje ne SUP-in (MPB) të Medvegjës, për ngritjen e flamurit shqiptar në këtë shkollë, raporton Presheva.AL

Prindërit e kanë deklaruar se ata janë penguar nga ora e mësimit, malltretuar e mbajtur në polici për dy orë.
Intervenimi i policis serbe në Medvegjë ndaj një flamuri shqiptarë të ngritur nga nxënësit në shkollë del sikur Presheva e Bujanoci janë Shqipëri apo Kosovë, të cilët kaluan Ditën e Flamurit pa asnjë ekces qe në fakt flamuri shqiptar valoi sot edhe ne Beograd.?!

Intervenimi i policise në këtë shkollë dhe marrja e fëmijëve shqiptarë në SUP-in e Medvegjës ka shkaktuar panik dhe reagime tek qytetarët e Medvegjës si dhe tek autoritetet lokale në këtë komunë.

Sikur nënkryetari i Kuvendit të Medvegjës Florim Sahiti, ashtu edhe zv.kryetarja e Komunës së Medvegjës Leme Xhema, kanë reaguar dhe dënuar këtë akt të intervenimit të bërë ndaj fëmijëve për shkak të simboleve Kombëtare të garantuara nga BE, Këshilli Europian dhe konventa të tjera ndërkombëtare. Presheva.AL

reagimi-ndaj-arrestimit-te-nxenesve

Related Articles

Back to top button