Lajme

Mjeshtra të mashtrimit, ja se si auto-mekanikët në autoudhën në Serbi po mashtrojnë bashkatdhetarët tanë (Foto)

Dhjetori është muaji ku fillojnë të vijnë në vendlindjen e tyre bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të europës, shumica e tyre vijnë me vetura ku dhe duhet të kalojnë mes për mes Sërbisë për të ardhur deri në vendlindjen e tyre Luginën e Preshevës, shkruan Presheva.AL

E për deri sa kalojnë këtë rrugë ata shpeshë herë provokohen nga automjete të dyshimta të policisë por edhe nga mjeshtërit mashtrues, kështu ditën e enjte më 22 dhjetor siç njofton për Presheva.AL bashkatdhetari B.A  provuan që ta mashtrojnë këta matrapazë.

B.A teksa po udhëtonte me familjen e tij për pushime në Preshevë, në fshatin Lapovo i cili është afër autoudhës iu është afruar një automobil i markës Mercedes me tabela KŠ ku dhe po i bënte me shenjë që duhet të ndalonte se diçka nuk ishte në rregullë me makinën e tij.

Pasi ndaloi veturën në korsin e mjeteve të ngadalshme shoferi kishte dalë dhe iu është prezantuar si qytetarë i Novi Pazarit duke i dhënë edhe përshëndetje “Selam Aleikum” kinse të tregohet i besueshëm, ku dhe i ka treguar se goma e veturës nuk është në rregull dhe mund të dal, nëse do të dërgoj deri tek servisi i shokut tim për ta rregulluar.
Kështu edhe ndodhi B.A i besoi se diçka nuk shkonte me veturën e tij dhe e dërguan deri aty, posa mbërriti në servis filluan ti’a tregojnë jo vetëm një problem por shumë probleme që kinse vetura e tij e re i kishte dhe për ti riparuar këto kushtojnë mbi 1000euro.

B.A ka arritur ti ndalojë që të mos riparojnë diçka në veturë dhe ka shkrepur disa foto gjatë punës dhe objektin e “servisit” ku na i ka dërguar për portalin Presheva.AL me qëllim që të informohen bashkatdhetarët tjerë dhe të mos bien pre e provokimeve që mund të ju ndodh gjatë rrugës nëpër Serbi.

 

Related Articles

Back to top button