Lajme
Bora po e vështirëson komunikacionin, në Malësinë e Preshevës 50 centimetra borë
Shtresë më të lartë të borës në Preshevë, deri në këto momente të orës 22:00 siç mëson Presheva.AL nga vizitorët, ka në Malësi të Preshevës, ku ka rënë 50 centimetra borë,
Për shkak të reshjeve të borës rruga për në këto fshatra të malësisë është e pakalueshme.
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet me vështirësi dhe në kushte të dimrit, edhe pse NP Moravica është në teren dhe po bën intervenimin për pastrimin e rrugëve, Presheva.AL rekomandon vozitje jashtëzakonisht të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Reshje të borës do të ketë edhe nesër, posaçërisht paradite, por ato do të jenë me intensitet të zvogëluar.