Lajme

Mblidhet shtabi për emergjenca, nxjerë konkluzione për situatën në vend (Video)

Pas situatës së krijuar në vend nga reshjet e borës , është mbledhur sot edhe shtabi për emergjenca ku është konstatuar se ende nuk është dhënë drita jeshile për tu shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Gjatë kësaj mbledhje janë nxjerrë edhe pesë konkluzione , ndër ta është apeli drejtuar qytetarëve që të mos lëvizin pa nevojë , pasi rrugët edhe pse po pastrohen stuhia po i mbulon prapë.

Sot pasdite shtabi për situata të jashtëzakonshme është mbledhur për të diskutuar mbi situatën në vend pas reshjeve të mëdha të borës. Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjitha autoritet në vend, ku është konstatuar se kjo gjendje e cila po mbretëron në tërë rajonin , ka vështirësuar kalimin edhe në vendbanimet e komunës së Preshevës. Sipas kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifi ende nuk është marrë drita jeshile për tu shpallur gjendje e jashtëzakonshme , edhe pse gjendja e vështirë vazhdon të jetë ë nën kontroll.

Sipas Arifit makineritë në teren vazhdimisht janë duke pastruar rrugët por errët dhe stuhia por e rikthejnë borën duke bërë kështu të pamundur qarkullimin. Nga dita e djeshme edhe ushtria me dy makineri ka asistuar në pastrimin e rrugëve ndërsa nga sot ata do të vënë në dispozicion edhe dy makina të tjera që të intervenohet, sidomos në pjesën e karadaket , sepse ‘’Putevi Srbije’’ nuk ka arrit që të pastrojë si duhet magjistralen në drejtim të Gjilanit. Por gjatë kësaj kohe edhe kompani private në vendin tonë me vet iniciativë kanë bërë pastrimin e disa rrugëve.

‘’Gjendja si në gjithë rajonin ashtu edhe tek ne është emergjente e jashtëzakonshme, por ende nuk kemi marrë dritën jeshile që zyrtarisht të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në vendin tonë. Gjendja është e vështirë por situata është nën kontroll. Rrugët kryesisht janë të liruara por stuhia edhe pas pastrimin po e vështirëson kalimin e automjeteve” , ka thënë kryetari komunës Shqiprim Arifi.

Gjatë kësaj mbledhje shtabi për emergjenca ka nxjerrë edhe pesë konkluzione .

Kryetari Arifi ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë por vetëm në raste urgjente, pasi situata e rrugëve po ndryshon nga momenti në moment.

Related Articles

Back to top button