Arifi viziton familjen e Dashnim Hajrullahut
Familja e Dashnim Hajrullahut është vizituar gjatë mesditës së sotme nga kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.
Familja Hajrullahu thotë se në atë kohë politika premtoi se do të angazhohet për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan mirëpo asgjë konkrete deri më tash, por ata shpresojnë tek Krytari i Preshevës që ta riaktualizojë çështjen e kufirit dhe gjatë takimit i kanë thënë që një rrugën në komunën e Preshevës të emërohet me merin e tij “Dashnim Hajrullahu”.
Dashnim Hajrullahu u vra në fshatin Miratoc nga forcat e ushtrisë së Sërbisë, më 7 Janarë 2005 në moshën 16 vjeçare. Dashnimi ishte një djalë i çiltër dhe i shoqërueshëm me të gjithë njerzit e moshave të ndryshme.Vrasja e tij pikëlloi familjen e tij,shokët e të gjithë shqiptarët e Luginës. Presheva.AL