Sot ka përfunduar pastrimi i rrugëve nga bora në tërë territorin e komunës së Preshevës (Foto)
Sic kemi marrë informacione nga autoritetet e komunës së Preshevës, tashmë janë hapur rrugët në drejtim të të gjitha vendbanimeve të komunës së Preshevës.
Mbrëmjen e së dieles deri në orët e vona janë hapur rrugët për fshatërat Kurbali, Stanec dhe Depcë – Lagja Ukmemet, kurse gjate ditës së sotme makineritë kanë vazhduar hapjen e rrugëve për në fsh. Depcë – Lagjen Gjinaj, si dhe Lezbali.
Poashtu, rruga është hapur edhe për ne fsh. Svinjishtë.
Prioritet ka qenë hapja e së paku një rruge kryesore, në mënyre që qytetarëve t’u mundësohet qarkullimi në drejtim të qytetit dhe vendbanimeve, në mënyrë që të furnizohen me artikuj ushqimorë dhe të marrin shërbimet e nevojshme nga institucionet publike.
Tani e tutje, qytetarët e komunës sonë mund të lëvizin lirshëm në të gjitha drejtimet kryesore të vendbanimeve të komunës së Preshevës. Presheva.AL