Lajme
Zyra për Zhvillim kompleton dokumentacionin për aplikim për fazën e parë të Zonës Industriale
Pas përpilimit të projekt-propozimit dhe kompletimit të dokumentacionit teknik përcjellës, sot kemi dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë projektin e kompletimit të fazës së parë të Zonës industriale të komunës sonë.
Kjo fazë nënkupton kompletimin e 8 parcelave me infrastrukturë të plotë, të nevojshme për ndërtimin e kapaciteteve industriale, për hapjen e vendeve të reja të punës.
E përgëzojmë Zyrën për zhvillim ekonomik lokal për punën intensive dhe kompletimin me sukses të aplikacionit të konkursit.