LajmeReligjioni
Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë bëhet me shkollë të hifzit
Suksesi i rradhës i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë është edhe shkolla e hifzit të Kur’anit Famëlartë.
Marrëveshja u arrit mes Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë dhe shkollës së hifzit El-Hidaje .
Përmes kësaj marrëveshje arrihet synimi që të zyrtarizohet funksionimi i shkollës së hifzit nën ombrellën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë.
Më poshtë e keni marrëveshjen mes dy palëve :
MARRËVESHJE PARTNERITETI MES KËSHILLIT TË BASHKËSISË ISLAME NË PRESHEVË DHE SHKOLLËS SË HIFZIT TË KUR’ANIT EL-HIDAJE NË PRESHEVË
Më datë 26.01.2017 u arrit marrëveshja “Kontratë partneriteti mes KBI-së dhe Shkollës së Hifzit të Kur’anit El-Hidaje”
Marrëveshja vlerësohet një akt shumë i qëlluar,dhe si e tillë vërtetë në të ardhmen do të rritë aktivitetet dhe kapacitetet e këtyre institucioneve.
Këshilltarët e KBI-së dhe përfaqësuesit e Shkollës El-Hidaje në një frymë shumë të hapur dhe tolerante diskutuan rreth marrëveshjes së arritur mes KBI-së Preshevë dhe Shkollës së Hifzit të
Kur’anit “El-Hidaje” në Preshevë.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në të ardhmen do të udhëheq një resor shumë të rëndësishëm me Shkollën e Hifzit të Kur’anit El-Hidaje në Preshevë.
Këto institucione janë mirënjohëse ndaj njëra tjetrës për marrëveshjen e arritur,që për synim kanë ngritjen e vlerave fetare në këtë vend.