Lajme
Aktivistët e Zyrës për të rinjë përfunduan aksionin për Eljesën, mbledhin 113.850 RSD dhe 1360 EUR(Foto)
Aktivistët nga Zyra për të rinj në Preshevë gjatë ditës së sotme kanë qëndruar në tregun e qytetit për të grumbulluar mjete për vogëlushen nga fshati Shoshajë Eljesa Ajdini e cila është diagnostifikuar me sëmundjen e Leukimisë.
ZPR gjatë aksionit falë njerëzve vullnet mirë në Preshevë arriti ti grumbullojë gjithësejt 113.850 dinar dhe 1360 euro, me ç’rast dhe gjatë ditës së sotme parat iu janë dorëzuar prindit të Eljesës.
Zyra për të rinj i falemnderon të gjithë ata që kontribuan për shërimin e Eljesës. “Faleminderit nga thellësia e zemrës Preshevë”.